Përse nevojiten faturat e blerjes?

Nëqoftëse drejtoni një biznes, jeni kontabilist dhe mbani financat e disa klientëve dhe keni shumë fatura kundrejt furnitorëve të cilët nuk janë të regjistruar në QKB apo edhe furnitorë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe nuk mund të kryejnë një faturë shitje për ju, atëherë për t’i deklaruar këto blerje ju duhet të kryeni një faturë blerjeje drejtuar ju si biznes.

Zgjidhja që ne ofrojmë për ju është fatura.alpha.al.

Fatura.alpha.al iu vjen në ndihmë të gjithë bizneseve, kontabilistëve apo financierëve me funksionin fatura blerje. Me ndihmën e fatura.alpha.al tani biznesi juaj do të ketë mundësinë të kryejë fatura blerje për këta furnitorë të cilët nuk mund të kryejnë një faturë shitje të fiskalizuar për ju.

Si të bësh një faturë blerje në fatura.alpha.al?

Fatura.alpha.al mund të aksesohet në çfarëdolloj paisjeje që ka akses në internet, qoftë një kompjuter, laptop, tablet apo celular , pa kufizuar asnjë funksion. Faturat e blerjes në fatura.alpha.al janë një funksion që iu shërben grupeve të sipërpërmendura dhe është :

  • tepër i saktë,
  • efikas,
  • i shpejtë,
  • i lehtë për tu përdour.

Më poshtë janë listuar hapat se si te mund të krijoni një fature blerjeje në fatura.alpha.al:

  1. Fillimisht hyr në fatura.alpha.al
  2. Në krye të faqes në të djathtën tuaj klikoni ikonën plus (+) dhe klikoni tabin faturat e blerjes.
  3. Për të krijuar një faturë klikoni butonin plus (+) që gjendet poshtë në të djathtën tuaj.
  4. Plotësoni fushat e nevojshme si të dhënat identifikuese të furnitorit.
  5. Checko Vetëfaturim- Aktive.
  6. Në tabin Tipi i Vetëfaturimit zgjidhni llojin përkatës.
  7. Shtoni artikujt që dëshironi.
  8. Përzgjidhni llojin e formatit të printimit.
  9. Kliko ruaj dhe fatura do të shfaqet në çast.

Më poshtë gjendet një video ilustruese e këtyre veprimeve:

Faturat e blerjes në fatura.alpha.al janë një ndihmë shumë e madhe për shumë biznese.

  • Provoje tani, kontakto një prej partnerëve të dedikuar të IMB në IMB Partner për çdo pyetje që mund të keni.
  • Na kontaktoni në IMB Partner, helpdesk.alpha.al ose duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.
You May Also Like