Çfarë është Live Chat?

Livechat është një mjet i shkëlqyeshëm për marketing, shërbim ndaj klientit dhe shitje. Është i lehtë për t’u përdorur, falas për shumicën e bizneseve dhe ju jep mundësinë të angazhoheni me klientë të mundshëm.

Është një mundësi shumë e mirë për klientët tanë për të kërkuar support rreth çfarëdo lloj kërkese që mund të kenë qoftë kjo kërkese për përdorimin e programit Alpha apo për blerje të një prej paketave të programit Alpha.

Personat të cilët iu përgjigjen pyetjeve tuaja janë pikërisht partneret e IMB të cilët janë përherë të gatshëm për të ofruar ndihmën e tyre ndaj klientëve të IMB.

Live Chat është i lokalizuar në fund të faqes alpha.al në të djathtën tuaj.

Një mënyrë shumë e lehtë dhe e shpejtë për të marrë informacionin dhe përgjigjet e duhura për çdo pyetje tuajën. E aksesueshme në çdo moment të ditës dhe me përgjigje të shpejta. Pyetjet caktohen rastësisht te secili partner, pra jo të përgjedhura dhe në momentin që një prej partnereve e ka të pamundur të kthejë një përgjigje të shpejtë, chati kalon automtikisht te një partner tjetër në mënyrë që ju të merrni suportin e nevojshëm për atë çfarë ju duhej.

Si të përdorim Live Chat?

Për të përdorur Live Chat mjafton të :

kërkojmë alpha.al

→ në të djathën tuaj në fund të faqes shfaqet kjo ikonë

→ mund të përzgjidhni nëqoftëse dëshironi support apo shitje dhe të klikoni chat now.

→ plotësoni të dhënat e nevojshme në këtë tab dhe klikoni start chat.

→ mjafton të shkruani mesazhin që dëshironi t’i përcillni njërit prej partnerëve dhe të klikoni send.

→ njëri prej partnerëve do iu përgjigjet sa më shpejtë.

Livechat është mënyra më e shpejtë për të marrë një përgjigje për pyetjen tuaj.

  • Provoje tani dhe merr suport nga një prej partnereve për çdo gjë lidhur me programin Alpha.
You May Also Like
Lexo më shumë

Alpha për Bar/Restorant

Menaxhoni barin apo restorantin tuaj, faturoni shpejt, kryeni mbylljen e turnit vetëm me Alpha POS.