Çfarë janë tags në ambjentin POS View?

Fatura.alpha.al është një program i dizenjuar posaçërisht për biznese të cilët duan të presin fatura shpejtë dhe saktë. Me anë të tij ju mund të kryeni:

  • fatura shitje,
  • fatura blerje,
  • fatura shoqërimi (WTN),

Por programi është i vlefshëm dhe për kontabilistët pasi klientët tuaj mund të dërgojnë në mënyrë automatike faturat e tyre në Alphën tuaj për të evituar kështu ngatërresat si dhe për të marrë raporte në çdo kohë.


Fatura.alpha.al mund të përdoret për të kryer fatura kudo që ndodheni vetëm me një klik pasi është i aksesuesueshëm nga çdo pajisje qoftë ajo kompjuter, laptop, tablet apo celular.

Ky program ju mundëson kryerjen e faturave të shitjes të llojit POS (Point Of Sale). Një faturë POS është një format apo lloj fature e thjeshtë e cila përdoret në pika të ndryshme shitje. Formati i një fature POS mund të ndikojë në fitimin ose sjelljen e blerjes, pasi kjo u jep konsumatorëve opsione fleksibël për të bërë një blerje.

fatura.alpha.al për të kryer një faturë të tipit POS View janë shtuar disa tags. Tags janë etiketa ose label të cilat ju ndihmojnë në gjetjen e artikujve pa humbur kohë. Këto tags vendosen në çdo artikull dhe bëjnë filtrimin e gjithë artikujve të biznesit.


Si ti përdorim këto tags?

Për të parë se si të krijojmë një artikull me tags mjafton të ndiqen hapat e mëposhtëm:

  1. Logohunifatura.alpha.al
  2. Në ikonën plus (+) në krye të faqes përzgjedhim Artikuj.
  3. Shtojmë një artikull të ri duke klikuar butonin plus (+) në fund të faqes
  4. Plostësojmë gjithë fushat e nevojshme dhe në fushën kategori vendosim kategorinë përkatëse të artikullit, përshembull artikulli laps ka si kategori mjete shkollore.
  5. Klikojmë ruaj.

Në këtë mënyrë shtohet një artikull i ri me tags, ndërkohë për një artikull egzistues mjafton të klikojmë ikonën edit krahas çdo artikulli dhe të ndjekim hapat e përmendur më lartë.


Për të parë se si përdoren këto tags në ambjentin POS View mjafton që:

  1. Në ikonën plus (+) në krye të faqes të përzgjedhim fatura shitje.
  2. Shtojmë një faturë të re duke klikuar butonin plus (+) në fund të faqes.
  3. Përzgjedhim llojin POS View.
  4. Në të majtë do të na shfaqen gjithë tags apo kategoritë e shtuara dhe mund të filtrojmë me to për të përzgjedhur sa më shpejtë artikujt e dëshiruar.
  5. Klikojmë ruaj.

Në faqen zyrtare të instagram është vendosur dhe një video demostruese e kryer nga Kerolina, partnere e IMB.

Nëse po kërkon zgjidhje të lehtë, të shpejtë dhe efikase për biznesin tënd, fatura.alpha.al është e duhura.

  • Provoje tani dhe ndaje me gjithë miqtë e tu.
  • Për më tepër detaje mjafton të kontaktoni partnerin tuaj të dedikuar në IMB Partner.
You May Also Like
Lexo më shumë

POS View

Me POS View në fatura.alpha.al mund të shisni si në një program POS.