Kujt i shërben ky funksion?
Çdo kontabilist apo biznes të cilët përdorin një ndërthurje të programeve financiare Alpha dhe fatura.alpha.al mund të kryej lehtësisht importin e artikujve dhe klientëve nga një program tek tjetri. Kontabilistët kryejnë shpejtë dhe palodhje kalimin e klientëve dhe artikujve nga fatura.alpha.al e klientëve të tyre në Alphën e tyre, po ashtu edhe bizneset të cilët janë përdorues të programeve.
Mjafton të regjistrosh vetëm një herë klientin apo artikullin në fatura.alpha.al dhe ai automatikisht është i regjistruar dhe në programin Alpha, duke shmangur në këtë mënyre vonesat dhe duke kursyer kohë.
Tek kontabilistët dhe bizneset ky funksion sjell flekisbilitet dhe lehtësi të punës sepse nuk është e nevojshme shtimi i artikujve dhe klientëve të njëjtë në dy programe të ndryshme. Ky integrim i ri mes programeve është një benefit për të gjithë përdoruesit.
Si ta përdorni këtë funksion?
Për importin e artikujve nga fatura.alpha.al në Alpha mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:
- Logohu në programin fatura.alpha.al.
- Klikoni butonin plus (+) në krye të faqes dhe përzgjidhni tabin “Artikujt”.
- Shtoni një artikull të ri duke klikuar butinin plus (+) në fund të faqes.
- Plotëso fushat e nevojshme për këtë artikull dhe kliko “Ruaj”.
- Sigurohuni që të jetë e checkuar fusha “Dërgo në Alpha”.
Për t’i parë këto artikuj në programin financiar Alpha mjafton të:
- Logoheni në programin financiar Alpha.
- Shkoni në tabin Çelje dhe përzgjedhim Artikuj.
- Artikulli i shtuar do të shfaqet në Alpha.
Hapat e importit të klientëve nga fatura.alpha.al në Alpha janë si më poshtë:
- Logohu në programin fatura.alpha.al.
- Klikoni butonin plus (+) në krye të faqes dhe përzgjidhni tabin “Klientët”.
- Shtoni një artikull të ri duke klikuar butonin plus (+) në fund të faqes.
- Plotëso fushat e nevojshme për këtë klient dhe kliko “Ruaj”
- Sigurohuni që të jetë e checkuar fusha “Dërgo në Alpha”.
Për t’i parë këta klientë në programin financiar Alpha mjafton të:
- Logoheni në programin financiar Alpha.
- Shkoni në tabin Çelje dhe përzgjedhim Klient/Furnitor→ Klientë.
- Klienti i ri do të shfaqet në Alpha.
Lehtësi dhe shpejtësi në kryerjen e çdo veprimi që iu nevojitet.
- Provoje tani dhe ndaje me gjithë miqtë e tu.
- Për më tepër detaje mjafton të kontaktoni partnerin tuaj të dedikuar në IMB Partner.