Si mund të përshpejtohet rivlerësimi ?

Rivlerësimi është procesi që bën rillogaritjen e kostos në program për periudhën dhe magazinën e zgjedhur, për artikujt sipas rendit kronologjik të veprimeve në program.

Rivlerësimi i magazinës është i nevojshëm nëse :

  • nuk ndiqet regjistrimi kronologjik i dokmentave,
  • nëse nuk hidhen në kohën apo rendin e duhur.

Në programin e rivlerësimit janë shtuar 3 kolona me informacione të reja. Rivleresimi – 3 Kolonat e veprimeve te fundit

Çfarë informacioni japin?

Këto tre kolona në programin e rivlerësimit japin informacione rreth:

  • Datës kur është bërë rivlerësimi i fundit
  • Periudhës kur është bërë rivlerësimi i fundit
  • Data e veprimit të fundit të magazinës

Për çfarë shërbejnë këto 3 kolona?

Përditësimi i këtyre tre kolonave ju vjen në ndihmë klientëve dhe përdoruesve :

  • Për të lehtësuar përzgjedhjen e artikujve.
  • Për të gjetur lehtësisht artikujt e mbetur pa rivlerësuar në rast shkëputjesh.
  • Për të ulur kostot e rivlerësimit.

Si është mënyra e sugjeruar e punës për rivlerësimin?

Shembull: Dua të rivlerësojë artikujt për muajin Nëntor (1-30 nëntor 2022), vetëm ata artikuj për të cilët kemi veprime me magazinën (ndryshim në kosto) për muajin nëntor 2022. Si mund të veprojmë?

  1. Si të përzgjedh artikujt për të cilët kam veprime?
  • rivleresimi.alpha.al në kolonën “data e veprimit të fundit” filtrojmë artikujt me datë me të madhe se 01/11/2022 dhe më të vogël se 01/12/2022.
  • zgjedhim periudhën e rivlerësimit 01/11/2022 – 01/12/2022.
  • klikojmë “Rillogarit”

2.Nëse rivlerësimi më shkëputet në mes të rrugës si të zgjedh artikujt e mbetur?

  • ndjekim 2 hapat më sipër
  • në kolonën “data e rivlerësimit të fundit” filtrojmë artikujt të cilët nuk kanë datën e sotme (kur është bërë rivlerësimi).
  • klikojmë “Rillogarit”.

3.Si të sigurohemi që nuk kemi bërë më parë rivlerësimin për artikujt përkatës?

  • Nëse duam të bëjmë rivlerësimin por nuk e kemi bërë më parë, mund ta bëjmë me periudha mujore. Mjafton që tek periudhat të shënojmë datën për shembull nga 1/1/22-31/1/22, vetëm për muajin janar, check-ojmë artikujt, i zhvendosim poshtë me shigjetë dhe më pas klikojmë rillogarit për artikujt që kanë patur veprime.

4.Si të ul kostot e rivlerësimit?

  • Duke përzgjedhur periudha të shkurtra rivlerësimi për shembull 1 javë apo 1 muaj
  • Tani keni mundësi të përzgjidhni vetëm artikujt për të cilët keni veprime në javën apo muajin më sipër
  • Gjithashtu duke përzgjedhur artikujt për të cilët nuk keni bërë rivlerësim më parë

Ju mund të përzgjidhni në mënyrë direkte dhe të kufizuar të rivlerësoni vetëm ata artikuj për të cilët keni veprime dhe nuk keni bërë më parë rivlerësim. Kështu shmangni rivlerësimet e dyfishta dhe kostot e dyfishta.

Në këtë video do të demostrojmë mënyren e sugjeruar të punës për të bërë rivlerësimin në kohë sa më të shkurtër dhe me më pak kosto.

  • Provoje tani duke ndjekur këto hapa apo duke kontaktuar një prej partnerëve të IMBIMB Partner.
  • Na kontaktoni në IMB Partnerhelpdesk.alpha.al ose duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.
You May Also Like