Përse nevojitet një kod automatik për klientët?
Nëse punoni me programin financiar për fatura fatura.alpha.al dhe alpha.al atëherë ne kemi sjelle një lehtësi për ju si përdorues.
Tashmë në fatura.alpha.al kur ju dëshironi të shtoni një klient të ri ai gjeneron vet një kod i cili është automatik. Ky kod automatik gjenerohet direkt në alpha.al .Kjo lehtësi e krijuar iu shërben ju si përdorues i fatura.alpha.al për të mos pasur dy apo më tepër klientë me të njëjtin kod dhe duke reduktuar në këtë mënyrë dhe gabimet apo ngatërresat në kryerjen e faturave kundrejt këtyre klientëve.
Nga programi financiar alpha.al mund të kryhet lidhja me programin fatura.alpha.al, por ky i fundit mund të përdoret dhe veçmas.
Fatura.alpha.al është një program :
- i thjeshtë për t’u përdorur,
- efikas,
- i shpejtë,
- me një kosto të ulët.
Fatura.alpha.al është një program të cilin ju mund ta përdorni për të kryer fatura kudo që ndodheni direkt nga celulari juaj dhe t’i dërgoni ato në alphën tuaj apo atë të kontabilistit vetëm me një klik.
Si ta kryeni këtë procedurë?
Për të shtuar një klient të ri me kod automatik në fatura.alpha.al mjafton të ndiqni këto hapa:
- Logohuni ose regjistrohuni në fatura.alpha.al
- Në pjesën e sipërme klikoni ikonën plus (+) dhe përzgjidhni tabin Klientët.
- Klikoni butonin plus (+) poshtë në të djathtën tuaj për të shtuar një klient të ri.
- Plotësojmë të dhënat përkatëse të klientit. Shohim se kodi i klientit merret automatikisht. Ky kod automatik gjenerohet direkt në alpha.al
- Hyr në alpha.al
- Shkojmë në tabin Çelje → Klient/Furnitorë → Klientë.
- Në hapsirën Kërko vendosim kodin automatik i cili u gjenerua kur krijuam klientin në fatura.alpha.al. Klienti do të shfaqet menjëherë.
Fatura.alpha.al është zgjidhja juaj për të punuar shpejtë, saktë dhe thjeshtë.
- Provoje tani dhe ndaje me gjithë miqtë e tu.
- Për më tepër detaje mjafton të kontaktoni partnerin tuaj të dedikuar apo të përzgjidhni një nëqoftëse nuk keni ende në IMB Partner.