Kujt i shërben ky funksion?

Çdo kontabilist apo biznes të cilët përdorin një ndërthurje të programeve financiare Alpha dhe fatura.alpha.al mund të kryej lehtësisht importin e artikujve dhe klientëve nga një program tek tjetri. Kontabilistët kryejnë shpejtë dhe palodhje kalimin e klientëve dhe artikujve nga fatura.alpha.al e klientëve të tyre në Alphën e tyre, po ashtu edhe bizneset të cilët janë përdorues të programeve.

Mjafton të regjistrosh vetëm një herë klientin apo artikullin në fatura.alpha.al dhe ai automatikisht është i regjistruar dhe në programin Alpha, duke shmangur në këtë mënyre vonesat dhe duke kursyer kohë.

Tek kontabilistët dhe bizneset ky funksion sjell flekisbilitet dhe lehtësi të punës sepse nuk është e nevojshme shtimi i artikujve dhe klientëve të njëjtë në dy programe të ndryshme. Ky integrim i ri mes programeve është një benefit për të gjithë përdoruesit.

Si ta përdorni këtë funksion?

Për importin e artikujve nga fatura.alpha.al në Alpha mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Logohu në programin fatura.alpha.al.
  2. Klikoni butonin plus (+) në krye të faqes dhe përzgjidhni tabin “Artikujt”.
  3. Shtoni një artikull të ri duke klikuar butinin plus (+) në fund të faqes.
  4. Plotëso fushat e nevojshme për këtë artikull dhe kliko “Ruaj”.
  5. Sigurohuni që të jetë e checkuar fusha “Dërgo në Alpha”.

Për t’i parë këto artikuj në programin financiar Alpha mjafton të:

  1. Logoheni në programin financiar Alpha.
  2. Shkoni në tabin Çelje dhe përzgjedhim Artikuj.
  3. Artikulli i shtuar do të shfaqet në Alpha.

Hapat e importit të klientëve nga fatura.alpha.al në Alpha janë si më poshtë:

  1. Logohu në programin fatura.alpha.al.
  2. Klikoni butonin plus (+) në krye të faqes dhe përzgjidhni tabin “Klientët”.
  3. Shtoni një artikull të ri duke klikuar butonin plus (+) në fund të faqes.
  4. Plotëso fushat e nevojshme për këtë klient dhe kliko “Ruaj”
  5. Sigurohuni që të jetë e checkuar fusha “Dërgo në Alpha”.

Për t’i parë këta klientë në programin financiar Alpha mjafton të:

  1. Logoheni në programin financiar Alpha.
  2. Shkoni në tabin Çelje dhe përzgjedhim Klient/Furnitor→ Klientë.
  3. Klienti i ri do të shfaqet në Alpha.

Lehtësi dhe shpejtësi në kryerjen e çdo veprimi që iu nevojitet.

  • Provoje tani dhe ndaje me gjithë miqtë e tu.
  • Për më tepër detaje mjafton të kontaktoni partnerin tuaj të dedikuar në IMB Partner.
You May Also Like
Lexo më shumë

POS View

Me POS View në fatura.alpha.al mund të shisni si në një program POS.