Pse “sign in with google” është më i sigurt se “sign in with username dhe password”?
“Sign in with google “ është një metodë për t’u identifikuar në një llogari në internet si për shembull në programin Alpha.al duke përdorur kredencialet e llogarisë suaj Google.
- Një nga avantazhet kryesore të përdorimit të kësaj metode është se nuk keni nevojë të mbani mend emra përdoruesish dhe fjalëkalime të shumta për llogari të ndryshme.
- Kur identifikoheni me Google, faqja e internetit ose aplikacioni (për shembull Alpha.al) nuk ka qasje në fjalëkalimin tuaj të Google; në vend të kësaj, Google ofron një shenjë të sigurt që lejon faqen e internetit ose aplikacionin të verifikojë identitetin tuaj.
- Është më i sigurt se përdorimi i një emri përdoruesi dhe fjalëkalimi tradicional. Google përdor masa të avancuara sigurie, të tilla si vërtetimi me dy faktorë (2 factor verification), për të mbrojtur llogarinë tuaj nga qasja e paautorizuar.
- Kur aktivizoni “sign in with google”, programi Alpha.al nuk do t’ju bëjë logout.
- Nëpërmjet “sign in with google” keni akses në të gjithë aplikacionet Alpha vetëm me një email.
“Sign in with username dhe password” ose mënyra tradicionale e identifikimit duke përdorur një emër përdoruesi dhe fjalëkalim kërkon që ju të mbani mend një emër përdoruesi dhe fjalëkalim unik për secilën llogari.
- Disavantazhi kryesor i përdorimit të kësaj metode është se faqja ku ju logoheni ose programi (alpha.al) duhet te regjistrojë fjalëkalimin tuaj. Siguria për fjalëkalimet që regjistrohen në cdo faqe interneti është shumë herë më e ulët sesa siguria që përdor Google për fjalëkalimin e emailt tuaj Gmail.
Si të hapësh një llogari Gmail falas?
Nëse nuk keni një llogari Gmaili videoja më poshtë ju tregon se cilat janë hapat që duhet të ndiqni për ta krijuar një të tillë.
Funksioni më i ri “Sign in with Google” në Alpha.al është një mënyrë e përshtatshme dhe e sigurt për të hyrë në llogarinë tuaj. Kështu që, herën tjetër që dëshironi të identifikoheni në Alpha.al, provoni të përdorni llogarinë tuaj në Google.
- Provoje tani ose kontakto një prej partnerëve të IMB në IMB Partner ose duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.