Për çdo biznes është e rëndësishme ecuria e tij dhe kjo sigurisht arrihet nga analizimi i të dhënave, shitjeve dhe të ardhurave. Në këtë blog do të gjeni dy mënyrat me të cilat ju mund të keni raportet tuaja të cilat mund ti përditësoni në pak sekonda dhe ti keni gati për ti analizuar.
Duke qënë se në Alpha ju keni të grumbulluara të gjithë dhënat tuaja ju mund të zgjidhni një nga raportet tuaja të preferuara dhe ta kaloni atë në Delta për ta paraqitur në formë grafike dhe jo vetëm e cila do ju ndihmojë në analizën për ecurinë e organizatës apo ndërmarrjes suaj.
Në qoftë se jeni financier, administrator apo zotërues i një kompanie dhe keni një llogari në Alpha ja cilat janë dy mënyrat të cilat do ju shkurtojnë kohë dhe mundim:
1. Vizualizoni raportet tuaja nga Alpha në Delta nëpërmjet “Vizualizo në Delta”
“Vizualizo në Delta” ju ndihmon të shfaqni të dhënat tuaja në formate më të thjeshta si tabelat përmbledhëse për analizim.
Pasi të jeni loguar në llogarinë tuaj në Alpha :
- Klikoni Raporte → Shitje
- Zgjidhni raportin që ju dëshironi të vizualizoni
- Klikoni “shiko” dhe do ju shfaqen të dhënat e përmbledhura
- Zgjidh “Vizualizo në Delta” → “Hap si raport të ri”
- Raporti ju hapet automatikisht në delta.alpha.al me të gjithë të dhënat tuaja.
2. Ndërtoni raporte dhe krahasoni grafikë nëpërmjet shkarkimit të file-ve CSV
Për të ndërtuar raportet tuaja në mënyre grafike ju mund të ngarkoni file-in CSV të të dhënave tuaja në Alpha për shembull të shitjeve vjetore, të cilat do ju kthehen në raporte të gatshme, live dhe të përditësueshme në delta.alpha.al dhe mund të bëni krahasimin e tyre sipas viteve në një grafik të vetëm.
Në të njëjtin ambjent të raporteve tuaja në Alpha:
- Zgjidhni raportin e shitjeve që dëshironi të vizualizoni në Alpha dhe klikoni shiko
- Zgjidhni shkarko filet → CSV në këtë rast Raportin e Shitjeve Përmbledhëse 2021 dhe Raportin e shitjeve Përmbledhëse 2022.
- Në delta.alpha.al ju zgjidhni të hapni një raport të ri apo të shtoni tile në një raport ekzistues
- Importoni file-t csv që shkarkuat
- Zgjidhni kolonat e tabelës dhe llojin e saj
- Klikoni add tile dhe kështu keni shfaqur grafikun me të dhënat e shitjeve te organizatës apo ndërmarrjes suaj ne nje grafik krahasues.
Vizualizoni tani raportet tuaja
- Vizualizoni tani raportet tuaja nga Alpha në Delta dhe analizoni të dhënat e biznesit tuaj duke shkurtuar kohë dhe mundim.
- Provojeni tani ose kontaktoni një prej partnerëve të IMB në IMB Partner ose duke shkruar në Live Chat-in tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.