Me POS View ne fatura.alpha.al mund të shisni si në një program POS
Çfarë është një program POS?
Programet POS (Point of Sale) janë programe për pikat e shitjes që ofrojnë një mënyrë të thjeshtë:
- Për të bërë fatura në mënyrë vizuale
- dhe për të regjistruar shpejt pagesat cash ose me kartë.
Si funksionon POS View në fatura.alpha.al?
Pamja POS ju lejon të shisni direkt nga tableti apo kompjuteri juaj:
- Të zgjidhni vizualisht artikujt duke klikuar mbi to;
- Të shtoni automatikisht artikujt në faturën (në të djathtë të ekranit);
- Të skanonin artikujt direkt nga Tableti apo Celulari juaj (pa qenë nevoja për të përdorur një pajisje skanimi.)
- Të llogarisni pagesat dhe reston për faturën cash;
- Të printoni faturën ose ta dërgoni me email dhe sms tek klienti juaj.
Me POS View, mund të shisni në pikat e shitjes pa qenë nevoja të keni aplikacion POS.
Cilat janë avantazhet e POS-View?
- Punon thjesht në çdo tablet.
- Skanon thjesht barcode-t e artikujve.
- Shton dhe heq artikuj me 1 klikim.
- Kërkon shpejt artikujt me lupë.
Më poshtë ilustrohet pamja POS View.