Çfarë është një TAG në fatura.alpha.al?
Fatura.alpha.al është një program të cilin ju mund ta përdorni për të kryer fatura kudo që ndodheni direkt nga celulari juaj dhe t’i dërgoni ato në alphën tuaj apo atë të kontabilistit vetëm me një klik.
Së fundmi në fatura.alpha.al është shtuar një risi e quajtur tag. Një tag në programin e fiskalizimit është një mjet i vlefshem, pasi ju ndihmon të gjeni çdo gjë që kërkoni, shpejt dhe lehtë. Pra ky tag konsiderohet si një etiketë apo label për një faturë në mënyrë që të jetë më e lehtë për ju si përdorues të përzgjidhni faturat e dëshiruara në fatura.alpha.al. Por edhe nëqoftëse jeni kontabilist dhe klientet tuaj punojnë me fatura.alpha.al ky funksion është i dobishëm dhe për ju pasi ua bën punën më të thjeshtë dhe më efikase, pasi bëhet më i lehtë filtrimi midis shumë faturave.
Taget mund të vendosen gjatë krijimit të faturës apo dhe editimit në mënyrë që fatura të bëhet më shpejt duke reduktuar kohë. Mund të shtohen tags që duhen për faturën si përshembull: organizata, partneri, agjenti etj, pra për ta bërë më të identifikueshme dhe më të lehtë në momentin e filtrimit të saj. Kur janë bërë dy apo më shumë fatura dhe është vendosur i njëjti tag, atëhere nëse filtrojmë me këtë tag , do të na shfaqen të gjithë faturat, meqënëse tagu është i përbashkët.
Si ti përdorim këto TAGS ?
Për të përdour funksionin e ri tag të fatura.alpha.al mjafton që :
- Të logoheni në fatura.alpha.al
- Kryejmë një faturë shitje duke klikuar në butonin plus (+) poshtë në të djathtë të faqes.
- Përzgjedhim llojin Expert View.
- Pranë sektorit të shtimit të artikujve gjendet dropdown tag e cila mund të plotësohet me organizatën, partnerin, agjentin apo të dhëna të tjera të rëndësishme të cilat iu bëjnë ju që ta dalloni këtë faturë nga të tjerat.
Për të kërkuar se ku ndodhet një faturë apo për të filturar atë nga faturat e tjera mjafton që:
- Të shkojmë në sektorin faturat e shitjes.
- Në tabin zgjidh kliko kërko faturë.
- Në fushën zgjidh vendosim grupimin tags dhe kërkojmë me anë të tagut apo tagjeve të vendosura te një prej faturave.
- Klikojmë kërko dhe do të na shfaqen gjithë faturat të cilat kanë atë tag.
Më poshtë gjendet një video ilustruese e postuar dhe në instagramin zyrtar të IMB.
Shembull i përdorimit të tags
Menaxhim i komisioneve & Raporte sipas tag
Një klinikë lëshon faturat me fatura.alpha.al dhe dëshiron që për çdo faturë të japë komision Mjekëve, Farmacistëve apo Klientëve që kanë referuar klientin e ri në klinikën e tyre.
- Në fatura.alpha.al çdo fature i shënohen referuesit tags “Mjek: Ledia Hysa | Farmacist: Kerolina Mane | Klient: Andi Bega”
- Manuale: Në fatura.alpha.al filtrohet lista e faturave sipas Tags referuesve dhe përpunohet më tej në excel komisioni për secilin kategori referuesish.
- Automatike: Në delta.alpha.al krijohet raporti me komisionet sipas tags.
Formati faturave ndryshon sipas Tag
- Në fatura.alpha.al faturës i vendos tagu “paymeth: cash” formati i printimit në invoice-viewer shfaq shirtin e pagesës me ngjyrë të kuqe
2. Nëse vendos tagun “paymeth: card”, i njëjti format printimi shfaq shiritin e pagesës me ngjyre jeshile.
Nëse po kërkoni një zgjidhje të lehtë, të shpejtë dhe efikase për biznesin tuaj, fatura.alpha.al është e duhura.
- Provoje tani dhe ndaje me gjithë miqtë e tu.
- Për më tepër detaje mjafton të kontaktoni partnerin tuaj të dedikuar apo të përzgjidhni një nëqoftëse nuk keni ende në IMB Partner.